Soreca i dorëzon Bashës raportin e KE, jep mesazhin e fortë për opozitën

by admin
Spread the love

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca është takuar sot me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ku i ka dorëzuar edhe raportin e KE-së për integrimin e Shqipërisë në BE.

Përmes një mesazhi në Twitter, Soreca thekson se roli i opozitës është thelbësor në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve në këtë raport, ndërsa shton se BE mbështet kontributin e PD-së në këtë proces.

Mesazhi i Sorecës:

“Sot isha i kënaqur të dorëzoja raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Roli i opozitës është thelbësor në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të përfshira në Raport. Ne patëm një diskutim të plotë edhe për PD-në, axhenda parlamentare për muajt e ardhshëm. BE mbështetet rolin pozitiv që ka luajtur lidershipi i PD-së në këtë moment të rëndësishëm politik për Shqipëri në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.”-shprehet Soreca.

You may also like