Sonte finalja e Ligës së Kombeve Spanjë – Francë

by admin
Spread the love

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kombeve mes Spanjës dhe Francës, shkruan Insporti.

Franca vjen në finale pas një rikthimi emocionues në gjysmëfinale ndaj Belgjikës, duke përmbysur disavantazhin prej dy golave në pjesën e parë, për t’u rikthyer me tri gola në pjesën e dytë dhe për të prekur finalen e Ligës së Kombeve.

Spanja në anën tjetër arriti që në gjysmëfinale të eleminojë Kampionen e Evropës, Italinë, me rezultat 2-1, në një ndeshje ku Italia ishte me një futbollist më pak që nga minuta e 42-të, pasi Leonardo Bonucci u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Formacionet e mundshme:

Spanja: Unai Simón; Azpilicueta, Laporte, Pau Torres, Alonso: Gavi, Busquets, Koke; Sarabia, Torres, Oyarzabal

Franca: Lloris; Koundé, Varane, L Hernández; Pavard, Tchouaméni, Pogba, T Hernández; Griezmann; Mbappé, Benzema.

You may also like