Songyl një zonjë, Kader rebele, shihni sa shumë kanë ndryshuar “Lulet e vetmuara”

by admin
Spread the love

“Lulet e vetmuara” ka qenë një nga serialet më të ndjekur në TV Klan, por edhe në disa vende të botës ku është transmetuar. Pikërisht nga ky serial u bënë të famshme dhe pesë aktoret Gokçe Akyildiz – Songyl, Çagla Irmak – Kader, Biran Damla Yilmaz – Ejlyl, Hazar Motan – Xhemre dhe Aleyna Solaker – Meral.

Ka kaluar mjaft kohë që kur disa prej tyre i kemi parë në ekran dhe sigurisht që kanë ndryshuar shumë.

Gokçe Akyildiz, e cila në serial luante rolin e një vajzë çapkëne si Songyl, në jetën reale është bërë një zonjë e vërtetë. Në postimet e saj në rrjete sociale atë e sheh të veshur me shumë klas dhe nuk duhet harruar që 29-vjeçarja është dhe nënë e një djali, ndaj të cilit është shumë e përkushtuar.

Çagla Irmak, e cila në serial luante rolin e një vajze të ndjeshme e të mbledhur, në jetën reale është kthyer në një rebele duke qethur flokët shkurt e duke u shfaqur shumë ekstravagante. E kush e priste këtë ndryshim të Kaderit!

Biran Damla Yilmaz, e cila luante rolin e Ejlylit gjithashtu ka ndryshuar shumë dhe këtë ndryshim e vuri re edhe publiku kur ajo pak kohë më parë u shfaq me rolin e Nehirit në TV Klan.

Hazar Motan, e cila luante rolin e Xhemresë, vazhdon të shfaqet si një vajzë e thjeshtë dhe modeste. Ajo aktualisht i është rikthyer aktrimit duke luajtur në një serial të ri turk.

Aleyna Solaker, e cila luante rolin e Meralit vazhdon të jetë shumë elegante dhe vishet me shumë stil. Ajo po luan aktualisht në një serial dhe nuk ka lënë pas dore as modelingun.

You may also like