Sondazhi: Nju Jorku – qyteti më i mirë në botë

by USA
Spread the love

Liridon Cecja – New York

Nuk është surprizë, që New York-u u votua sërish si qyteti me i mirë për të jetuar, nga individë nga e gjithë bota, shkruan revista Time Out.

“Qyteti që nuk fle kurrë” mposhti në kete garë 49 vende të tjera si Londra, Madridi apo Berlini, si preferenca e parë njerëzve.

“Këtë vit, qytetet kryesore nuk janë vetëm vende të jashtëzakonshme për t’u vizituar dhe për të dalë; me restorante të klasit botëror, kulturë dhe jetë nate, por janë gjithashtu vende të shkëlqyera për të jetuar, me shpirt të fortë komuniteti dhe atmosferë terheqese”, sqaron redaktori i Time Out Magazine, Grace Beard.

Çdo vit, Time Out rendit qytetet bazuar në opsionet e tyre të ushqimit, pijeve, galerive të artit, muzeumeve, muzikës live dhe ambienteve të teatrit, etj.

You may also like