SONDAZHI – Gjermanët në favor të ndalimit të importeve të gazit rus

by admin
Spread the love



BERLIN, 5 prill /ATSH-DPA/ Instituti i Kërkimeve “Forsa” tha sot se rreth 43% e gjermanëve besonin se Gjermania nuk i plotëson dot nevojat pa gazin natyror rus.

Përsa i përket përkatësisë politike, vetëm mbështetësit e Partisë së Gjelbër ishin në në favor të ndalimit të gazit rus, me 70%.

Rreth 67% thanë se Gjermania duhet të rishqyrtonte planet e qeverisë për mbylljen e centraleve bërthamore, një hap që pritet të ndërmerret deri në fund të vitit.

Sondazhi u krye me pjesëmarrjen e 1004 personave në 1-4 prillit. /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMSHMS: 87 të infektuar dhe asnjë humbje jete nga COVID-19
Artikulli tjetër1677 biznese më shumë të regjistruara, në mars


You may also like