Solskjaer: Gjithmonë është spekuluar për të ardhmen time, derbi fitohet me besim

by admin
Spread the love

Fitorja e thellë ndaj Tottenham në transfertë dhe barazimi në Champions League në sfidën delikate ndaj Atalantës shpëtuan stolin e Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United me trajnerin norvegjez që do të vazhdojë të qëndrojë edhe për ca kohë në krye të të Djajëve të Kuq

Këtë të shtunë luhet derbi i Manchesterit me Solskjaer që ka folur fillimisht për pozicion e tij te United dhe më pas është ndalur te sfida ndaj Manchester City-t të Pep Guardiolës.

“Që nga momenti që kam ardhur te Manchester United në 2018-ën, gjatë këtyre tre viteve është spekuluar shumë për pozicionin tim. Por për mua kjo nuk është një problem. Pas disfatës ndaj Liverpool kemi ndërruar faqe.

Ajo humbje ka qenë nga më turpërueset në karrierë për të gjithë ne. Por kemi patur dy javë pozitive. E dija që në fillim që nuk më priste një rrugë e lehtë pasi të drejtosh Manchester United është gjithmonë shumë e vështirë. Derbi? Kam një respect të madh për Pep Guardiolën dhe për atë çfarë ka arritur në karrierë. Në të shkuarën ndaj Man.City kemi bërë ndeshje të mira dhe kemi arritur rezultate pozitive.

Duhet një tjetër paraqitje si në sfidat e fundit për të marrë rezultat ndaj tyre. Ndonjëherë duhet të kesh edhe fatin me vete. Duhet të vuajmë shumë por të besojmë te suksesi pasi luajmë në shtëpinë tonë dhe vimë nga dy rezultate pozitive” deklaroi Solskjaer.


Top Channel

You may also like