Sokol Kushta merr çmimin “Qytetar Nderi i Vlorës”, Duka: Me miq të mirë dhe legjenda të sportit

by admin
Spread the love

Legjenda e futbollit vlonjat dhe atij shqiptar Sokol Kushta ëshstë vlerësuar me çmimin “Qytetar Nderi i Vlorës” nga Bashkia e qytetit të Vlorës. Në ceremoninë e dorëzimit të titullit ka qenë i pranishëm edhe presidenti i federatës shqiptare të futbollit Armand Duka, që ka shkruar për këtë ngjarje në Facebook.

“Me miq të mirë dhe legjenda të sportit shqiptar në ditën speciale të Sokol Kushtës!

Kënaqësi e veçantë të isha sot në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi i Vlorës” për futbollistin e madh dhe qytetarin model Sokol Kushta.

Shoqëria shqiptare i detyrohet shumë figurave të tilla të mëdha, të cilët me klasin e tyre brenda dhe jashtë fushës së lojës, e kanë shkruar me gërma të arta emrin e tyre në historinë e futbollit shqiptar”, shkruan presidenti i Federatës shqiptare të futbollit, Arman Duka. / Oversport.tv

You may also like