SOFT NEWS – Pekinezi “Wild Thang” fiton konkursin në Kaliforni si ‘qeni më i shëmtuar në botë’

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 22 qershor /ATSH-ANSA/- “Wild Thang”, një qen pekinez 8-vjeçar, u kurorëzua si ‘qeni më i shëmtuar në botë’ në konkursin vjetor 50-vjeçar të organizuar gjatë “Panairit Sonoma-Marin 2024” në Petaluma, Kaliforni.

Fituesi nga Coos Bay, Oregon, kishte konkurruar pesë herë më parë, por kjo ishte fitorja e tij e parë.

Pamja e tij e çuditshme – është për shkak të një sëmundjeje – që e goditi kur ishte vetëm 10 javëshe, e cila bllokoi rritjen e dhëmbëve dhe i shkaktoi një çrregullim muskulor në këmbë.

“Wild Thang” dhe pronarja e tij Ann Lewis do të marrin një çek prej 5 000 dollarësh dhe do të jenë të ftuar në “The Today Show” në NBC. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSuedezi Glenn Nyberg, arbitri i sifdës Shqipëri-Spanjë


You may also like