SOFJE – Gabriel: Anëtarësimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen kontribuon në qëndrueshmërinë e Evropës

by admin
Spread the love

SOFJE, 5 shkurt /ATSH-BTA/ – Pranimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen është një sukses i rëndësishëm që do të kontribuojë në përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe zhvillimit pozitiv të rajonit dhe të Evropës në përgjithësi, tha sot zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme Mariya Gabriel gjatë një takimi me homologen e saj rumune, Luminita-Teodora Odobescu.

Të dy palët ranë dakord për koordinimin e hapave të ardhshme për të hequr kontrollet në kufijtë e brendshëm evropianë.

Odobescu vizitoi Bullgarinë me ftesë të Gabriel. Gabriel tha se pranimi i dy shteteve është rezultat i bashkëpunimit të mirë dypalësh.

Ajo shtoi se përpjekjet e përbashkëta do të vazhdojnë gjatë vitit 2024, në mënyrë që hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë në kuadër të anëtarësimit të dy vendeve në Shengen.

“Bullgaria dhe Rumania kanë dëshmuar se me përpjekje të mirëkoordinuara mund të arrijnë qëllime të rëndësishme”, theksoi Gabriel.

Gjithashtu, Gabriel theksi rëndësinë e ndërtimit të korridorit të transportit evropian Veri-Jug, në lidhjen e infrastrukturës së transportit dhe diversifikimin e burimeve të energjisë.

“Gjatë muajve të fundit, ne kemi intensifikuar përpjekjet për të zbatuar projekte të rëndësishme infrastrukturore si ndërtimi i një ure të re mbi Danub”, tha Gabriel.

Gabriel shprehu gatishmërinë për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Ajo theksoi përgjegjësinë e përbashkët të dy vendeve për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajonin e Detit të Zi.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like