Sofja reagon për takimin e Pendarovskit maqedonasit e Bullgarisë

by admin
Spread the love

Takimi i një dite më parë i presidentit Stevo Pendarovski me maqedonasit e Bullgarisë ka shkaktuar reagime të shumta në Sofje. Ministria e jashtme nëpërmjet një komunikate shpreh shqetësimin për siç thonë veprimet e zyrtarëve që krijojnë qëndrime negative në publik dhe bien ndesh me klimën pozitive të krijuar nga përpjekjet aktive të dy Qeverive.

“Pas mbledhjes së suksesshme të përbashkët të qeverive të dyja vendeve, edhe një herë po dëshmojmë një rritje të tensionit publik të shkaktuar nga veprimet specifike të Presidentit të Maqedonisë së Veriut, i cili tenton t’i rifillojë çështjet në kundërshtim me Marrëveshjen e Fqinjësisë së mirë nga viti 2017. Veprimet e tilla nuk kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjeve të çështjeve politike në drejtim të përshpejtimit të procesit të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ftojmë faktorët përgjegjës në vendin tonë fqinj të tregojnë pjekuri politike dhe të japin një kontribut konstruktiv në procesin e vazhdueshëm të rikthimit të besimit të ndërsjellë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë.

You may also like