Sofja reagon për mbylljen e klubit bullgar në Manastir

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Fshirja nga Regjistri Qendror i klubit kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” nga Manastiri, për shkak se nuk e ndryshoi emrin në afatin e paraparë me ligj, ka shkaktuar një sërë reagimesh në Bullgari.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, tha se bëhet fjalë për një vendim të keq që paraqitet si shprehje e panikës dhe pafuqisë, ndërsa Ministria e Jashtme në Sofje shprehet se bëhet fjalë për një vendim tendencioz me të cilin Maqedonia e Veriut shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Vendimi është shprehje e panikës dhe pafuqisë. Shkupi duhet të pranojë se ka Bullgar maqedonas, se ka prani bullgare në RMV. Jo që sot, jo nga dje, por me shekuj. Ndalesa e emrave për klubet bullgare nuk do të ndalojë këmbënguljen e Bullgarisë dhe partnerëve tanë evropian që RMV-ja t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë”, tha Rumen Radev.







Artikulli paraprak30 ditë arrest shtëpiak për Agim Ademin
Artikulli tjetërFrancë: Vazhdojnë protestat dhe grevat kundër reformës në pensione




You may also like