Sofja e pakënaqur që në kornizën negociuese franceze theksohet ”gjuha maqedonase”

by admin
Spread the love




Ministria e jashtme bullgare nuk është e kënaqur që në korrnizën negociuese është theksuar “gjuha e pastër maqedonase”, por megjithatë Sofja është e lumtur me propozimin francez, pasi vlerësojnë se për një propozim të tillë as nuk mund të shpresohej deri para 6 muajsh. “Në korrnizën negociuese të presidencës franceze lejohet reference për të ashtuquajturën ‘gjuhë maqedonase’. Në këtë drejtim, draft-korrniza negociuese nuk korrespondon me pozicionin korrnizë të vitit 2019 ” thuhet në raportin e MPJ-së Bullgare. Në raportin e përgatitur nga ministria e jashtme bullgare që e publikoi sot Dojçe Vele, theksohet se Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe protokolli nuk janë kriter formal për hapjen apo mbylljen e kapitujve gjatë bisedimeve. Përfundimi I përgjithshëm I Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë është se propozimi francez duhet të jetë I pranueshëm për Bullgarinë dhe siç ka theksuar ministrja e jashtme në largim Teodora Gençovska, duhet të shfrytëzohet “pozicioni I mirë” që sipas saj deri para 6 muajsh ishte i pamundur.


You may also like