Sofia Vergara i lë të gjithë pa fjalë në moshën 50 vjeçare

by admin
Spread the love

Sofia Vergara, ylli i serialit shumë të suksesshëm ‘Modern Family’, ka çmendur në rrjetet sociale teksa ka kaluar disa ditë relaksi me bashkëshortin e saj, Joe Manganiello.

Historia e tyre e dashurisë filloi në vitin 2014 kur të dy u takuan në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, dhe një vit më vonë, ata ishin tashmë të martuar.

Pasi kanë festuar përvjetorin e shtatë të martesës, të dy kanë zgjedhur të shkëputen dhe të kalojnë pushimet e Krishtlindjeve në një parajsë ishull.

Ata nuk kanë dhënë asnjë të informacion se ku janë, dhe ne e dimë vetëm se ajo i referohet vendndodhjes si #casachipipichipi nga postimet e saj në Instagram.

Krahas shfaqjes së vendit të pushimeve, Vergara ka postuar edhe një foto spektakolare të saj me bikini. Kujtojmë që Sofia është 50 vjeç dhe ka një trup madhështor për moshën e saj. Imazhi u shoqërua me një mbishkrim ku shkruhej “plazh, fllad dhe det”.

Postimi ka shkaktuar një valë reagimesh në komente dhe i ka kujtuar të gjithëve se sa bukur duket Vergara me bikini. “Spektakolare”, “Tepër bukur”, janë disa nga komentet e ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Sofia ka zgjedhur edhe Instagramin për të uruar bashkëshortin e saj për ditëlindjen e 46-të. “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, do të jetë një 2023 i mrekullueshëm për ty”, ka shkruar Sofia pranë disa emoji-ve të kuqe, të cilat tregojnë se flaka e tyre është ende e fortë.

You may also like