Snopçe: “Pendarovski nuk e përmendi Ballkanin e Hapur ashtu siç bëri në Kosovë”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Nisja me një minutë heshtje dhe me fjalinë që tragjeditë dhe traumat duhet ta ngrenë vetëdijen, posaçërisht nëse është mungesa e reformave sistemore, do të thotë se presidenti pajtohet me konstatimet tona qe në shtet nuk kemi reforma, aq më tepër që edhe ligjet nuk implementohen duke theksuar se rekomandimet e EU-së nuk zbatohen”, kështu nisi reagimin e tij, deputeti i Aleancës për Shqiptarë, Halil Snopçe.

Kanë treguar se me fjalimin e Pendarovskit pajtohen edhe në pikat se “në asnjë mënyrë nuk duhet te privilegjohen ato qe nuk e zbatojnë ligjin, qe do të thotë se presidenti pajtohet me atë që kemi persona të afërt me qeverinë të mbrojtur nga pushteti. Presidenti ishte direkt duke thënë se tek ne mbisundon kultura e mosndeshkimit”.

Më poshtë reagimi i Snopçes në formë të integruar:

“Në mënyrë indirekte e kritikoi edhe gjyqësinë duke potencuar që lëndët gjyqësore duhet të përfundojnë në një afat të logjikshëm kohor, që tregon se tek ne prolongohen pa arsye lëndët gjyqësore, dhe kjo normalisht ndodh për shkak të ndikimit të pushtetit duke i mbrojtur njerëzit e vet të afërt.

E përshëndesim edhe konstatimin qe përputhet edhe me konstatimin e Aleancës për Shqiptarët që edhe migrimi i madh i të rinjve është pasojë e këtyre fenomeneve, sepse siç tha edhe vet presidenti që të rinjtë kryesisht shkojnë në ato vende ku ka drejtësi.

Poashtu përshëndesim konstatimin se shteti ka obligim ti kontrolloje te gjitha investimet e jashtme pavarësisht impaktit ekonomik, kryesisht për shkaqe te implikimit te shërbimeve te huaja dhe për shkaqe te sigurisë qe poashtu konfirmon dyshimet tona qe shpesh i kemi potencu.

Presidenti poashtu tha se pavarësisht mosdhënies së datës nga EU-ja ne duhet te përqendrohemi ne reformat Brenda shtetit qe poashtu përputhet me atë qe themi ne se shteti nuk angazhohet për reformat Brenda ne shtet.

E përmendi edhe armatën dhe sukseset si komandant suprem i armatës, por me këtë rast e kujtojmë presidentin si komandant suprem i forcave te armatosura se Nga 15 Këshilltarë shtetërorë në Ministrinë e mbrojtjes vetëm një është shqiptar, nga 16 Udhëheqës sektori asnjë shqiptar. Prej 13 komandantëve të bataljoneve dhe 7 qendrave vetëm 3 janë shqiptarë.

Garantoj stabilitet, por poashtu tha se ka mundësi te ndodh fenomeni i zmbrapsjes demokratike dhe te qeverisjes autoritare, por normalisht se për këtë do te kishim qene ne vet fajtore.

Tha se liderët autoritativ dhe populist marrim gjithnjë me tepër mbështetje ne shtetet e Ballkanit. Nuk e dimë se për cilët shtete referohej, por supozojmë se e kishte fjalën edhe për shtetin tone.

Ne fund u mor edhe me dorëheqjen e kryeministrit Zaev duke qene kontradiktor me te gjitha gjerat qe i tha ne brendinë e fjalimit te tij. Pra, sipas kësaj i bie qe 10 vite presidenti kritik i fenomeneve ne shtet paska bashkëpunuar me një kryeministër deshtak, i cili ne brendi u kritikua ndërsa ne fund u lavdërua. Sinqerisht nuk e kuptuam poentën e fundit, por se ishte kontradiktor përfundimi me brendinë nuk ka dyshime.

Nuk përmendi listën e te falurve dhe tendencën e kësaj qeverie për ti amnistuar vrasësit pre shkak qe janë bashkëpunëtor te qeverise.

Nuk e përmendi Ballkanin e hapur ashtu siç bëri ne Kosovë.” tha ai.

You may also like