Snopçe: Çdo shtet ka mafian e vetë, ndërsa mbrëmë u dëshmua se në Maqedoninë e Veriut mafia ka shtet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në konferencë për media tha se mbrëmë u dëshmua se çdo shtet ka mafian e vetë, ndërsa në Maqedoni mafia ka shtet.

“Çdo shtet ka mafian e vetë, ndërsa mbrëmë u dëshmua se në Maqedoninë e Veriut mafia ka shtet. Një Qeveri me 59 deputetë krekoset dhe sillet me arrogancë ndaj qytetarëve, ndërsa shpëtimin e kërkon me shantazhe, kërcënime, blerjen apo kidnapimin e deputetëve. Një regjim hibrid që thirret në emër të vlerave evropiane, ndërsa gjithë mandatin dhe fundin e tij e karakterizojnë veprime dhe skandale në kundërshtim me këto vlera.

Mbrëmë nuk dështoi shumica e re, aq më pak opozita. Mbrëmë u ndez alarmi për të gjithë qytetarët dhe faktorin ndërkombëtarë. Mbrëmë u dëshmuan të gjitha vlerësimet e organizmave ndërkombëtare për Maqedoninë e Veriut dhe u konfirmuan të gjitha paralajmërimet tona. Kur nje te zgjedhuri te popullit i pamundesohet shkuarja në punë, ateherë çka mund te ndodhe me qytetarin e rendomte.

Mbrëmë Aleanca për Shqiptarët nuk dështoi, por vetëm u konfirmua në anën e së drejtës, në anën e popullit që kërkon ndryshim, ndërsa vetëm dolën fytyrat e vërteta të atyre që luftojnë ndryshimin dhe mbrojnë regjimin me çdo kusht. Lufta vazhdon, edhe më fuqishëm, edhe më pastër, edhe më të vendosur, edhe ate menjëherë”


You may also like