Snoop Dogg i beson shqiptarëve gjatë vizitës në Londër. Ja kush janë djemtë që u kujdesën për sigurinë e reperit amerikan

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reperi dhe aktori shumë i njohur amerikan, Snoop Dogg është marrë në ruajtje nga një grup truprojesh shqiptarë gjatë një vizite të bërë në Londër. Ai lëviz nën shoqërimin e djemve shqiptarë ndërsa ecën në këmbë në kryeqytetin britanik.

Gjatë udhëtimit me makinë drejt një restoranti në zonën Soho të Londrës reperi shihet duke bërë shqiponjën, simbolin e shqiptarëve. Djaloshi shqiptar, Gent Dedei, i cili drejtoi të gjithë mbrojtjen e reperit amerikan u shpreh se nuk ishte e lehtë, por as edhe e pamundur t’i siguronim ruajtjen për vetë profilin që ai ka.

Sakaq, Skënder Leka, shtatlarti nga Burreli emigrant prej shumë vitesh në Londër, tha se ishte vlerësim për shqiptarët që punojnë në industrinë e sigurisë të shoqëronin për disa ditë me radhë artistin e njohur amerikan, Snoop Dogg.

Shumë shqiptarë në Londër kanë ngritur kompaninë e tyre të sigurisë qoftë për mbrojtje personash VIP apo duke punësuar madje edhe anglezë në ruajtjen e lokaleve të natës apo objekteve.

You may also like