Sneijder: Inter bëj kështu si them unë, Inzaghi do të fitojë shumë me zikaltrit

by admin
Spread the love

Kanë kaluar 10 vjet që nga hera e fundit kur Interi arriti në fazën me eliminim direkt në Champions League. Në atë ekip, në sezonin 2011/12, në mesin e shumë heronjve që nga koha e tripletës ishte edhe Ëesley Sneijder, i cili dy vite më parë ishte dalluar si një nga lojtarët më të mirë në Europë. Sonte, më 16 shkurt, do të jetë Inter-Liverpool, me zikaltërit të thirrur në provën më të rëndësishme të sezonit në një prej betejave absolute evropiane.

Ishte Sneijder ai që foli sërish për Interin e tij dhe ndeshjen kundër skuadrës së Klopp në mikrofonat e La Gazzetta dello Sport: “Kam folur me miqtë e mi tek Interi dhe kam ndjerë shumë pesimizëm përreth. Le ta bëjmë kështu si them unë: Inter ai është i fortë, gjithçka është e mundur, madje edhe eliminimi i Liverpool-it”.

Ish-nënkampioni i botës në vitin 2010 më pas bëri edhe një paralelizim midis Interit të Inzaghit dhe atij që fitoi tripletën me Mourinhon: “Ekipi i vitit 2010 kishte një grup të çmendur.

Nuk më ndodhi kurrë më në karrierën time, një unitet i papërsëritshëm. Por përndryshe, shoh shumë ngjashmëri, lojtarët e mëdhenj, siguria mendore për shkak të një skudetoje tashmë të fituar, entuziazmi. Është një ekip i bukur për t’u parë”.

Sneijder është ndalur edhe te Simone Inzaghi, duke dhënë disa mendime për punën e tij: “Më pëlqeu si futbollist. Por si trajner e vlerësoj shumë më tepër. Nuk mbërriti tek Interi në një moment të thjeshtë, ai kishte gjithçka për të humbur pas kampionatit të vitit të kaluar.

E megjithatë, gjithçka ishte shumë e lehtë për të. Mendoj se cilësia e tij më e madhe është përulësia, mund ta dalloni nga mënyra se si u perceptua nga grupi pas Contes. Ai duket se ka lindur për të qenë trajner. Do të arrijë gjëra të mëdha me Interin, jam i bindur”. /oversport.tv

Foto: UEFA EURO 2024 Twitter

You may also like