S’mund të korrigjohet një padrejtësi me një padrejtësi tjetër – Shqip

by admin
Spread the love

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se linçimi publik është i papranueshëm në një rend demokratik.

Sipas saj, në vende të tilla ku funksionon prokuroria, gjyqësori dhe sundimi i ligjit, forma të tilla të satanizmit publik dhe të hapur ndaj çdo kujt, pavarësisht veprimeve të tij, shndërrohen në inspirim për kulturën e dhunës dhe mentalitetit diskriminues.

“Nuk mund të korrigjohet një padrejtësi me një padrejtësi tjetër publike. Përkundrazi, në këtë mënyrë vetëm sa thellohet qarku vicioz i urrejtjes, shtypjes, dhunimit dhe padrejtësive tjera shoqërore edhe më të mëdha. Fushata të tilla nuk kanë të bëjnë fare me restaurimin e drejtësisë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

You may also like