Skuadrat pretendente në Botëror sipas Sacchit: Mbappe është si një armë që ia drejton kundërshtarit

by admin
Spread the love

Botërori është dhe do të jetë tema kryesorë përgjatë 30 ditëve të ardhshme teksa në katar zhvillohet kompeticioni më i rëndësishëm për kombëtaret.

Pyetja më e përhapur është ajo se cila prej kombëtareve do të arrijë tek triumfi final? A do t’ia dalë Franca të ruajë fronin, apo Brazili me sulmin “shpërthyes” do t’ia rrëmbejë “gjelave”? Nga ana tjetër është Argjentina e Lionel Messit, Portugalia e Cristiano Ronaldos dhe Anglia me Spanjën pa harruar Gjermaninë. Legjenda e trajningut italian, Arrigo Sacchi në një intervistë të fundit sheh katër kombëtare më të favorizuara se të tjerat ndërsa vlerëson Kylian Mbappe.

“Brazili, Franca, Argjentina dhe Gjermania janë për mua kombëtaret favorite për të fituar Kupën e Botës. Për Francën do të jetë e vështirë të ruajë titullin e fituar në Rusi, por Deschamps ka një organikë të mbushur me kampionë. Mbappe është si një “armë” të cilën ia drejton kundërshtarit. Duhet një motorskaf për ta ndalur atë në momentin që niset, dhe po flas për një motorskaf që në gjendje të shkëlqyer punë pasi përndryshe është e pamundur ta ndalësh.

Nga ana tjetër, Gjermania është një kombëtare shumë solide. Në të gjithë historinë e saj e ka treguar se di të jetë konkurruese në evenimentet e mëdha. Ka nisur një rrugëtim të ri me trajnerin Hansi Flick dhe lojtarët nuk i mungojnë. Më pëlqen shumë Kimich që i jep ekuilibrat e duhur skuadrës, po ashtu edhe Sane që nëse është në ditën e duhur mund të shkaktojë shumë dëme. Inter e di mirë këtë (referuar përballjes Bayern Munich-Inter në Champions League). Gjermani është eksperte dhe mund të shkojë në gjysmëfinale”, shprehet Sacchi.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like