Skuadra më e keqe e Europës? Vjen nga Gjermania!

by admin
Spread the love

Me fundjavën që sapo është mbyllur, është koha edhe për përditësimin e statistikave që vlejnë në kampionatet europiane.

Nëse merren parasysh 10 kampionatet e parë në klasifikim e Uefas, është interesante një e dhënë që ka të bëjë me mbrojtjen më të keqe të kontinentit.

Statistika negative ka në vend të parë një formacion të Bundesligës, është pikërisht Greuther Furth, që vjen nga disfata me Hoffenheim. Skuadra gjermane ka pësuar plot 39 gola për 13 ndeshje, me një mesatare prej 3 golash të pësuar për ndeshje, çka e bën edhe mbrojtjen më të keqe në 10 kampionatet më të rëndësishëm të Europës.

Jo vetëm kaq, pasi Greuther Furth është dhe skuadra që ka koleksionuar më pak pikë nga të gjitha në europë, vetëm 1, të siguruar në barazimin në shtëpi kundër Bielefeld në 21 gushtin e kaluar. Që nga aty e më pas, një seri e pandërprerë prej 10 disfatash, shumë prej të cilave të bujshme.

E fundit të shtunën e kaluar, kur u mundën 3-6 në shtëpinë e tyre nga Hoffenhaim. Duke marrë parasysh golat e shënuar dhe ata të pësuar, në 10 kampionatet më të rëndësishëm të Europës, Greuther Furth është skuadra më e keqe./ Supersport


Top Channel

You may also like