Skriniar: Mos dëgjoni zërat e merkatos, jam i lumtur tek Interi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Milan Skriniar ka folur nga grumbullimi i kombëtares sllovake për të ardhmen e tij, pasi nuk mungon interesimi i Tottenham dhe klubeve të tjera europiane për mbrojtësin zikaltër.

“Kam një kontratë me Interin dhe jam shumë i kënaqur në Milano. Këto zëra qarkullojnë gjithmonë në kohë merkatoje, por nuk ka asgjë të vërtetë. Jam i kënaqur në Milano.

Vitin e kaluar fituam kampionatin, ndërsa këtë vit fituam Kupën e Italisë dhe Superkupën italiane. Kemi akoma përse të luftojmë dhe kemi vendosur objektivat. Besoj se sezonin e ardhshëm do të jemi konkurrues në të gjitha frontet”, ka thënë lojtari i Interit. / Oversport.tv

You may also like