Skoda Fabia –

by admin
Spread the love

Gjenerata e 4-t po rritet në madhësi dhe objektiva, falë nivelit 2 të sistemit të sigurisë Adas dhe multimedias së re. Por, pa pranuar elektrifikimin, motorët mbeten ata tradicionalë

 

Një revolucion i vërtetë. Para së gjithash, Skoda Fabia shkon në 4 metra duke u zgjatur me 11 centimetra. Karroceria e zhvilluar në platformën Mqb-A0 (njëlloj si Audi A1 dhe Volkswagen Polo), zgjerohet me pesë centimetra, ndërsa distanca midis qendrës së rrotave rritet me nëntë, duke arritur një lartësi prej 2 metrash e 56 centimetrash.

Impakti i parë është një prezantim skenik i panjohur deri më tani për Fabia. Kjo edhe për shkak të një trupi të hollë makine të zbukuruar me detaje të tilla si grupet e dritave të pasme që zgjerohen deri në derën e pasme, me germat e kromit Skoda si një tipar bashkimi. Për më tepër, ka referenca për traditën: në bazën e derës së përparme, fletët metalike formojnë një trekëndësh të stilizuar, i njëjti që valëvitet, në ngjyrë blu, në flamurin kombëtar të Republikës Çeke.

 

KARIKOHET SI NJË GOLF

Ndryshimi i dytë jep një ide edhe më të mirë të këtij ndryshimi epokal. Hapi është më i gjatë, 2.51 metra në krahasim me Octavia-n e parë të 1996-ës i ndërtuar në të njëjtën bazë teknike si Golf 4-ra. Në fakt, kjo rritje ka prodhuar edhe një disponueshmëri më të madhe centimetrash në kabinën e pasagjerëve. Tashmë, pasagjerët e pasmë, mund të rregullojnë më mirë këmbët e tyre, por gjithashtu nuk vuajnë as koka dhe shpatullat, nëse uleni dysh.

Lajm i mirë edhe për bagazhin, sepse kapaciteti i deklaruar, 380 litra (50 më shumë se më parë), arrin atë të Golf 8. Pjesa e sipërme është e rregullueshme në lartësi, ndërsa mund të keni rrjeta ngarkesash, një raft rrobash, madje edhe një mbulesë e butë e lëvizshme, e fiksuar nën dysheme, e cila ka një funksion të dyfishtë: për të mbrojtur nga gërvishtjet kur ktheheni nga një ecje (ose nga plazhi) dhe uleni te dera e bagazhit për të ndërruar këpucët; dhe, falë veshjes reflektuese, ju lejon të jeni qartë të dukshëm në errësirë.

Era e ndryshimit ka fryrë edhe për sa i përket dizajnit të brendshëm: lamtumirë linjave rigoroze dhe masive, futjeve të pëlhurave të mirëpritura, detajeve me ngjyra dhe një stil që të kujton atë të Skoda-s më të fundit, duke filluar me Octavia (përfshirë timonin me dy krahë). Dhe nëse është e vërtetë që pjesa e sipërme e kroskotit është prej plastike të ngurtë, ky nuk përbën lajm, sepse është një zgjedhje dizajni e ndarë me rivalët e tjerë.

 

PËRDITËSIM GJATË TË GJITHË JETËS 

Kabina bëhet më tërheqëse nëse porosisni panelin dixhital 10,3 inç, të rikonfigurueshëm gjerësisht, dhe navigatorin Amundsen me ekran me prekje 9,2″; kështu, mund të keni asistentin zanor dhe komandat e gjesteve, por edhe hartat që mund të përditësohen falas për gjithë jetën dhe shërbimet online të përfshira për një vit.

Si standard, e gjithë Fabia mburret me grupin analog të instrumenteve, sistemin multimedial Bolero me ekran 8″ (përfshirë lidhjen Android dhe Apple) dhe kontroll manual të klimës. Nëse dëshironi, mund të keni sistemin automatik me dy zona (standard në Style), të ofruar me ajrim të dedikuar për ata që ulen pas: një detaj i pazakontë në segmentin B.

 

MEKANIKA TRADICIONALE

Lajm tjetër është se nuk ka asnjë gjurmë elektrifikimi poshtë kofanos së Fabia-s. Përkundrazi, për të reduktuar konsumin e karburantit dhe emetimet, teknikët u përqendruan në aerodinamikën, me pjesën e poshtme të trupit të rregulluar dhe grilën e poshtme aktive të parakolpit.

Një vendim i grupit Volksëagen, i cili preferoi të mos fokusohej tek hibridi, i butë apo i plotë. Në këtë mënyrë, ka një motor me benzinë me tre cilindra të aspiruar dhe turbo. Ndër të parat, që funksionojnë në ciklin Atkinson, janë të disponueshme dy modele: 65 dhe 80 kuaj fuqi.

Nga ana tjetër, TSI-të (turbocharcuar me cikël Miller), ndahen në fuqi prej 95 dhe 110 kuaj fuqi. I qëndrueshëm në marrjen e xhirove, motori turbobenzinë më i fuqishëm, me kambion e marsheve DSG me shtatë shpejtësi (nëse dëshironi, ekziston edhe një kambio manuale klasike me gjashtë shpejtësi), tregon një moment të këndshëm dhe vibron me ndjeshmëri në fazat e fillimit dhe të ndalimit, kur ndërhyn Start&Stop.

Megjithatë, aspekti më i suksesshëm i motorit të vogël mbetet komoditeti. Prerja është e butë pa elasticitet dhe është në gjendje të thithë mirë shkëputjet e madhësive të ndryshme. Edhe izolimi i zërit në kabinë nuk është i keq: udhëtimet mjaft të gjata duken lehtësisht të arritshme.

Gjithashtu, falë sigurisë aktive, duke pasur parasysh se sektori i sistemit të sigurisë Adas është pasuruar (me pagesë dhe ekskluzivisht në variantet më të fuqishme) me drejtimin e asistuar të nivelit 2. Sisteme të cilat, veç të tjerash, funksionojnë edhe pa probleme dhe me përpikëri.


Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Monitor “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.

You may also like