Skerdi i OST-së 130 mijë € tender për kozmetikën e punonjëseve, Berisha: Rama shndërroi vjedhjen në sistem

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në rrjete sociale për tenderin 130 mijë euro të kreut të OST-së Skerdi Drenova për trajtim kozmetik për punonjëset femra.

Berisha shkruan se kur vjedh kryeministri Edi Rama, vjedhja shndërrohet në sistem dhe vartësit ndjekin shembullin e tij.

Postimi i Berishës:

“Jashtë imagjinate! Po kur vjedh kryeministri, vjedhja shndërrohet në sistem. Vartësit ndjekin shembullin e tij. OST hap tender për kozmetikën e punonjësve gra të sipërmarrjes! Lexoni lajmin e gazetarit të Boldnews. #sb 

E padëgjuar/ OST, tender 130 mijë euro për trajtim kozmetik për punonjëset femra! Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur një tender për trajtimin kozmetik të punonjëseve femra. Skerdi Drenova, kreu i OST-së, dikur një nga drejtuesit e Top Channel, është shquar më shumë për disiplinën dhe kodin e veshjes në punë sesa për menaxhimin e financave apo edhe drejtimin juridik apo ekonomik.

Por, pasi la televizionin, Drenova ngjiti shkallët e karrierës në shtet, teksa aktualisht drejton një nga institucionet që menaxhon miliona euro. Dhe, kur të gjithë punonjësit e administratës shtetërore marrin ndihmë mjekësore (nëse kanë nevojë) në shtet, punonjësit e OST-së do të marrin ndihmë mjekësore në privat. Madje, kanë benefite të mëdha, pavarësisht se paguhen me para publike.

Sipas dokumenteve, OST-ja ka hapur një tender me objekt sigurimin e punonjësve. Madje, edhe trajtimin e tyre shëndetësor. Çfarë trajtimi z.Drenova? OST-ja u paguan edhe sigurimet shëndetësore për në spitalet shtetërore. Përse bëhet një tender i tillë, kur ata/o janë të siguruar në shtet? Mos vallë këto spitale shtetërore po bëhen vetëm për njerëzit e thjeshtë? Apo për fukarenjtë?!

Sipas dokumentit të mësipërm, Drenova ka firmosur tenderin me objekt “sigurimi i jetës dhe shëndetit për punonjësit e mirëmbajtjes së linjave dhe punonjësve femra”. Pra, një trajtim të veccantë, sipas objektit të tenderit, e kanë edhe femrat! Fondi për këtë tender është 13.290.728 lekë pa TVSH (me TVSH rreth 130 mijë euro), të cilat janë nga të ardhurat e OST sh.a. Ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është 12 muaj nga hyrja në fuqi e kontratës. 

Nga hulumtimi i dokumenteve të këtij tenderi, rezulton se do të jenë qindra punonjës të rrjetit të shpërndarjes që do të përfitojnë (nëse do kenë nevojë) trajtim shëndetësor.

Ndërkohë, Skerdi Drenova ka menduar edhe për zonjat dhe zonjushat e OST-së, ku mbi 100 punonjëse do të kenë edhe trajtime kozmetike, përveçse atyre shëndetësore.
Në dokumente është shkruar mjaft qartë edhe si do bëhet trajtimi kozmetik.

“Trajtim kozmetik për qëllime të kësaj kontrate nënkupton çdo trajtim mjekësor që kryhet vetëm për të ndryshuar pamjen e jashtme dhe jo me qëllim trajtimi dhe shërimi të një gjendje shëndetësore”.

Pra, bëhet fjalë për një trajtim ekstra, ku Skerdi Drenova, kreu i OST-së, i kërkon punonjëset të kuruara. Ndoshta për të mirën e punës, ku punonjësit apo shefat të kenë më shumë efektivitet në detyra. Madje, edhe më të qetë!/ Boldnews

You may also like