Skënderbeu prezanton teknikun e ri, Gvozdenoviç: Të kthehemi në nivelet e mëparshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Skënderbeu ka gjetur pasuesin e Migen Memellit dhe i ka besuar stolin për pjesën e mbetur të sezonit trajnerit Ivan Gvozdenoviç, që ka luajtur për skuadrën korçare kur ishte një futbollist aktiv në sezonet 2011-2014.

Ka qenë presidenti Ardjan Takaj ai që ka prezantuar trajnerin e ri në një konferencë për shtyp, duke falenderuar Memellin dhe duke i uruar punë të mbarë teknikut të ri.

“Jam i lumtur që ndodhem këtu, Korça është e ftohtë, por jam ndjerë ngrohtë sapo kam shkelur në stadium. Skënderbeu është një klub i madh dhe ne na takon të rikthejmë klubin sërish në nivelet e mëparshme. E njoh grupin, kemi kualitete por duhet të punojmë me anën psikologjike dhe mentalitetin e lojtarëve. Ne jemi Skënderbeu, si në ndeshjet në shtëpi por edhe jashtë do të shkojmë vetëm për fitore”, ka thënë Gvozdenoviç në daljen e tij të parë si trajner i Skënderbeut. / Oversport.tv

You may also like