Skënderbeu fiton me Kastriotin/ Korçarët me këtë fitore ngjiten në renditje, Kastrioti i fundit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Skënderbeu mposhti skuadrën e Kastriotit në duelin e mbijetesës me shifrat 2-1. Goli i parë i sfidës u shënua nga Mensah në minutën e 11, që shfrytëzon me kokë një krosim nga e djathta, 1-0.

Ndërsa në minutën e 40 Kastrioti ka barazuar rezultatin me anë të Bedri Grecës, i cili përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe në shtyllën e dytë barazon rezultatin.

Pjesa e dytë mes dy skuadrave fillon me tension, ku dy lojtarët Bedri Greca dhe Melos Bajrami janë të ndëshkuarit me kartonë të verdhë.

68’ shënohet edhe goli i tretë i sfidën, me korçarët që kalojnë përsëri në avantazh, këtë herë është Meksi, ai i cili arrin të mposhtë portierin Vata, për të quar në 2-1 shifrat.

Kështu Skënderbeu fiton duelin e mbijetesës përballë Kastriotit në Korçë dhe barazon Dinamon me 14 pikë në 14 ndeshje të këtij sezoni në Superiore ndërsa krutanët mbeten në vendin e fundit me vetëm 8 pikë, 3 më pak se Egnatia, që luan Laçin në Rrogozhinë.


Top Channel

You may also like