Skëndërbeu barazon me Tiranën/ Vllaznia fitoi në Shkodër me Laçin, të dielën, Dinamo-Kastrioti, Kukësi-Egnatia

by admin
Spread the love

Tirana barazoi pa gola me Skënderbeun në Korçë duke hedhur një tjetër hap fals pas humbjes me Kukësin. Por duhet thënë se përballë kishte një kundërshtar që luajti një futboll të bukur dhe në disa moment krijoi raste për të marrë tre pikët.

Të dyja skuadrat patën pretendime për penallti, në fillim ishin korçarët që pretenduan për një prekje me dorë të Tolit, ndërsa më pas, Tirana pretendoi për penallti pas një dyshimi për prekje të topit me dorë nga kapiteni Vangjel Zguro.

Pavarësisht barazimit Tirana vijon të udhëheqë kampionatin me 21 pikë e ndjekur nga Kukësi me 17, por me një ndeshje më pak. Ndërkohë Skënderbeu renditet i parafundit me 8 pikë. Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Laçit me shifrat 1-0 në Loro Boriçi. Ndeshja u vendos nga braziliani Da Silva. Sulmuesi dërgoi në rrjetë një pasim të Hakajt nga e majta.

Laçi tentoi të gjente golin e barazimit, por kurbinasit ishin të pafuqishëm përballë mbrojtjes shkodrane. Të dielën do të luhen dhe dy takimet e fundit të kësaj jave, mes Dinamos dhe Kastriotin dhe Kukësit me Egnatian.


Top Channel

You may also like