Skender Hyseni e porosit Albin Kurtin: Duhet të jesh më diplomatik me faktorin ndërkombëtar

by admin
Spread the love

Skender Hyseni, i cili dikur udhëhoqi ekipin e Kosovës në dialog me Serbinë, thotë se kryeministri aktual, Albin Kurti, është duke i bërë dëme vendit, me deklarimet e fundit karshi faktorëve ndërkombëtarë.

Në Blic Interview, Hyseni kërkoi nga Kurti që të jetë më i kujdesshëm karshi faktorëve ndërkombëtar.

“Unë pashë ekzaltim të madh ndaj paraqitjes së Kurtit në konferecnë për media me Josep Borrel. Morëpo Kurti i ka bërë një shërbim jo të mirë vendit të vet me disa nga deklarimet rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai duhet të ketë kujdes me deklarimet e tij sepse duhet të jetë shumë më diplomat karshi bashkësisë ndërkombëtare”, thotë ndër të tjera Hyseni.

You may also like