“S’kemi asnjë të ndaluar për sulmet kibernetike”, Berisha: Drejtësia, vegël e partisë shtet dhe zbaton urdhrat e saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim për mediat u shpreh se drejtësia në vend është vegël e partisë shtet dhe zbaton urdhrat e saj.

Më tej Berisha u shpreh se të dhënat e qytetarëve shqiptarë u rrezikuan nga qeveria Rama edhe me patronazhistët, por para drejtësisë nuk është vendosur asnjë njeri

“Unë e kam të qartë se hakerat iranian sulmuan portalin e-albania dhe unë besoj raporton e publikuar. Por të dhënat faktojnë se nuk janë të vetëm. Pasi sistemet digjitale u shkatërruan nga kombinime hakerash rajonale dhe europiane. Imagjinoni një proces që ka filluar në vitin 2017-2018 me publikimin e të gjitha të dhënave për oficerë të shërbimit informativ kombëtar që përbënte dekonspirim të sekreteve të NATO-s, proces që u vazhdua me dorëzimin e të dhanë personale të 1 mln shqiptarëve tek patronazhistët dhe u vazhdua me publikimin e të gjitha rrogave dhe të targave. A ka njeri sot në një proces të vetëm gjyqësor për të gjithë këtë veprimtari që ishte mirëfilli qeveritare. Qoftë rroga, targa apo të dhënat personale u dërguan tërësisht nga agjente të qeverisë dhe me urdhër të saj. A ka një të ndaluar, të arrestuar për të gjithë këtë shembje të infrastrukturës digjitale të vendit. Asnjeri, sepse drejtësia është vegël e partisë shtet dhe zbaton urdhrat e saj”, tha Berisha.

You may also like