Skandali/ Propaganda e qeverisë do t’i marrë audiencën edhe policit të vdekur – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas mbledhjes së qeverisë, me një praktikë të paparë deri më tani, të gjithë ministrat e kabinetit janë shfaqur, përpara shkallëve të kryeministrisë për të bërë një bilanc të arritjeve të tyre.

Ky sfilim në tufë, natyrisht i urdhëruar dhe i konceptuar nga regjisori i tyre, ka përkuar në të njëtën kohë që disa metra më tutje, në Pallatin e Kongreseve, po zhvilloheshin homazhet për policin dëshmor, Saimir Hoxha. Si rezultat i këtij “përkimi rastësor” ekranet e televizioneve të lajmeve u ndanë në dysh dhe ministrat që parakalonin me radhë, Balluku, Manastirliu, Manja, Ibrahimi, Krifca, Kushi… konkuronin në audiencë me ata që përkuleshin me respekt para arkëmortit të oficerit që humbi jetën dje në Lezhë.

Edhe sikur këto dy evenimente, njëri që mëtonte të ngrinte lart sukseset e qeverisë dhe njëri që tregonte një shtet të rrënuar dhe me brekë nëpër këmbë, të ishin planifikuar në mënyrë të pafajshme në të njëjtën orë, kukullat e Edi Ramës duhet ta kishin anulluar këtë performancë aspak etike. Ato i kanë kamerat në dispozicion 24 orë të ditës, atëherë kur iu duhen dhe aty ku iu duhen. 

Por verbëria përpara nevojës për të shplarë trutë me propagandë, nuk i ndaloi as në një rast si ky, kur të paktën duhet të heshtnin në vend që t’i vidhnin edhe minutat e fundit të vëmendjes një dëshmori që dha jetën edhe sepse ishte pjestar i një policie jo profesionale bashibozukësh politikë.

©Shqip

You may also like