Skandali në futbollin turk/ Ministri i Drejtësisë: Nuk e pranojmë sulmin ndaj arbitrit! Vazhdojnë hetimet

by admin
Spread the love

Një ngjarje e turpshme, e pazakontë dhe për të ardhur keq ka ndodhur në kampionatin e futbollit turk.

Presidenti i skuadrës turke, Ankaragucu, në përfundim të ndeshjes së ekipit të tij me Rizesporti ka goditur me grusht arbitrin duke e hedhur në tokë dhe duke i shkaktuar një frakturë.

Arsyeja, sipas të pranishmëve në stadium, për këtë agresion fizik ka qenë një penallti e dhënë në minutën e 97-të kundër ish-skuadrës së tij, e cila u shndërrua në gol.

Menjëherë pas kësaj ngjarje e cila ka bërë jehonë në të gjithë botën e futbollit dhe jo vetë, Federata Turke njoftoi shtyrjen e të gjitha ndeshjeve të kampionatit.

“Sot, ky sulm i neveritshëm nuk u drejtua vetëm kundër arbitrit Halil Umut Melerit. Sot, ky sulm çnjerëzor dhe i neveritshëm është nisur kundër të gjitha palëve të interesuara në futbollin turk”, shprehet keqardhja e Federatës Turke në një deklaratë për shtyp.

Ndërkohë që mediat turke disa orë pas ngjarjes kanë zbuluar deklaratën e presidentit tashmë të arrestuar Faruk Koca: “E godita me shuplakë, nuk do të shkaktonte frakturë, ai u hodh në tokë”.

Së bashku me presidentin e klubit Ankaragycy janë arrestuar edhe dy persona të tjerë. Ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç, duke u shprehur se hetimet po vazhdojnë me përpikëri, tha: “Nuk është e mundur që ne të pranojmë sulmin ndaj arbitrit”.

Akuza ndaj të arrestuarve është “plagosje e një zyrtari publik, duke i shkaktuar atij dëme shëndetësore në fushën sportive për shkak të detyrës publike që ka kryer”, pas deklarimeve të marra në prokurori vijojnë hetimet për këtë ngjarje e cila ka marrë vëmendjen jo vetëm të ambientit turk dhe në të gjithë Europën, por edhe të politikës, ku të gjitha organet janë angazhuar për t’i dhënë ndëshkimin e duhur një ngjarje kaq të turpshme.


Top Channel

You may also like