Skandali mes portierit dhe futbollistit, habiti futbollin e Kosovës

by admin
Spread the love

“Portieri i KF “Liria” , Arion Ymeri nr fanelle 1, në ndeshjen Trepça – Liria, pasi shënoi golin e dytë nga skuadra Trepça portieri mysafir Arion Ymeri grushoj bashkëlojtarin e tij pas një mosmarrëveshjes për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt.

Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H I Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”, njofton Komisioni Disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë, Metë Çeku,

“Pas ndërrimit të menaxhmentit  (ndonëse jo transparent), pas tërheqjes taktike të Rahman Kiqes (që e rrëzoi skuadrën nga Superliga), erdhi menaxhment i ri, (që sipas asaj që duket), veç i tillë s’është, në krye me Valon Osmanin kryetar,  dhe disa tjerë.

Rrënimi nisi pak më herët me ndërhyrjet e zyrtarëve aktual komunal të Prizrenit,  që bënë çmos në ndërrimin e statusit juridik të klubit.  Ata duhet t’i vjelin ‘frutet’ e këtij ‘suksesi’, që po ‘arrin majat’.

Skandaloze gjithçka. Këtë temë e kemi trajtuar në vazhdimësi.  Rrethanat e reja, të cilat e kanë zanafillën nga koha e “komunarëve”,  tregojne se po vazhdon misioni. Liria, pas rënies nga Superliga,  ku Kiqe e ‘konvertoi’ menaxhmentin,  duke ua “dhënë” klubin Valon Osmanit e disa aksionarëve.

Rezultatet flasin keq e më keq.  Liria aktualisht pas 10-të javësh (më shumë se 1/3 kampionatit ka kaluar) ndodhet në pozitë të luaj për ekzistencë, se për rikthim në elitë, nuk bëhet fjalë”, ka shkruar “Gazetaprizreni”.

>

“E ndodhur në pozitën e 7-të në tabelë me 11 pikë, 11-të më pak se skuadra e parë dhe dytë përkatësisht Vllaznimi e Drenica që kanë nga 22 pikë, flasin për krizën e thellë jo vetëm të rezultateve por dhe atë organizative. Tashmë si pasojë e njerëzve jokompetent,  aty ka edhe rënie të disiplinës.

Ndeshja me Trepçën (e humbur të dielën 3 me 0) i qiti hije të zezë imazhit edhe ashtu të rrënuar të klubit. Arion Ymeri, portier i Lirisë, (që veç i Lirisë s’mund të jetë me këto sjellje) e grushtoi bashkëlojtarin,  Abaz Karakaqi, pas pësimit të golit të dytë dhe u ndëshkua direkt me karton të  kuq nga gjyqtari.

Komisioni Disiplinor dhe etikës e dënoi me 2 ndeshje. Për këtë raportoi GeP. Kjo që ndodhi nuk mbahet mend nga drejtues dhe adhurues të futbollit në Prizren. Ky është turp për kulturën e traditën, që ka pasur dikur klubi Liria.

Gjendja aktuale në FC Liria, jo vetëm shkaku i rezultateve, por dhe disiplinës është tregues që ky menaxhment, me këta njerëz dhe tjerët që i rrethojnë nuk mund ta nxjerrin klubin nga kriza e thellë. Andaj, Komuna e Prizrenit, zyrtarë te saj, pozitë e opozitë duhet të bëjnë ç’mos që klubin me traditë 95 vjeçare ta nxjerrin nga kjo gjendje e rëndë.

Përgjegjësia bie mbi të gjithë,  veçmas për zyrtarët, përfshirë edhe kryetarin Shaqir Totaj. Pa marrë parasysh statusin juridik të FC Liria, klubi është dhe mbetet aset i Komunës dhe ndërhyrja e autoriteteve duhet që sot. Nesër është vonë!”, shkruan më tej.

You may also like