Skandali/ En-Nesiri i sulet trajnerit të Seviljes

by admin
Spread the love

Sevilja ka pësuar një humbje të rëndë të dielën në fushën e saj përballë Selta Vigos.

Por kjo nuk ishte e vetmja ndodhi negative për andaluzët. Një tjetër ngjarje në fushë ka rrezikuar të kthehet në një skandal të vërtetë. Kjo ka lidhje me sherrin mes sulmuesit të Seviljes, En-Nesiri dhe trajneri Kike Sançez Flores. Marokenit nuk i ka pëlqyer aspak fakti që trajneri Kike e ka zëvendësuar dhe i është afruar atij duke, i kërkuar llogari, ofenduar dhe kërcënuar. Vetëm ndërhyrja e stafit teknik dhe shokëve të ekipit ka bërë të mundur që lojtari të mos kapet fizikisht me trajnerin.

Pas takimit, En-Nesiri nuk ka folur për mediat, ndërsa trajneri Kike Sançez Flores ka deklaruar se të gjithë lojtarët janë të barabartë dhe duhet t’i binden vendimeve të tij.

PANORAMASPORT.AL

You may also like