“S’kam nevojë për burrë, jam e plotësuar”, befason ish-konkurrentja e Përputhen

by admin
Spread the love

Mikela Pupa, ish-konkurrente e emisionit “Për’Puthen”, ka qenë e ftuar në “Live From Tirana”. Ajo ka folur për jetën e saj si dhe për marrëdhënien me Erionin. Jo vetëm kaq por ajo tha se një vajzë e kompletuar është ajo që ka punën e saj dhe nuk varet nga askush.

“Jam shumë e pavarur dhe këtë e shoh pak si problem sepse kërkoj shumë nga vetja dhe nga partneri im, arrij t’ja plotësoj të gjitha vetes. Në Shqipëri paragjykohesh shumë dhe se kuptoj pse. Nëse nuk ke një partner nuk të shohin si të kompletuar. Për mua një vajzë e plotësuar është një vajzë që ka punën e saj, shoqërinë e saj, nuk ka nevojë të varet nga dikush tjetër dhe mbi të gjitha është e lumtur”.

Ndërkohë ajo u ndal edhe te krisja që pati me Erionin: “Kisha shumë nevojë për Erionin, 8 muaj që kaluam në program kurrë nuk i kërkova dicka, kur dola i kërkova, nuk m’u gjend dhe u ndjeva shumë keq sepse nuk e kisha atëherë kur më duhej. Mendova që nëse nuk e kam tani, ai as në vazhdim nuk do të jetë. Nuk besoj se mund të ndihesh mirë krah këtij personi që nuk të gjendet pranë. Për të kaluar bukur kemi shoqërinë”.

Jo vetëm kaq por ajo rrëfeu edhe disa gjëra lidhur me miqësinë e saj me Efin: “Efi është një karakter i fortë dhe meshkujt tremben para saj, nuk e marrin guximin t’i afrohen sepse e dinë që do të ndjehen inferior ndaj saj. Unë kam një rreth të ngushtë shoqëror, sepse sot është e vështirë që të gjesh një shoqe që të të dojë me pastërti. Shoqëria më e sinqertë mendoj se është mes meshkujve…Tek Efi do të vidhja gjatësinë dhe sensualitetin. Kur bëhem me nerva kontrollohem më shumë ndërsa Efi nuk kontrollohet, është pak më shumë impulsive se sa unë”, u shpreh Mikela.

You may also like