‘S’kam bërë botox thotë budallaçka’, Bora i përgjigjet ndjekëses që e akuzoi për ndërhyrje

by admin
Spread the love

Moderatorja Bora Zemani, është një ndër emrat më të përfolur kohëve të fundit, për shkak të historisë së saj me aktorin e humorit Donald Veshaj, i cili së fundi është bërë pjesë e Big Brother.

Në një postim në “Instagram”, ajo ka treguar për kujdesin që bën për lëkurën e fytyrës së saj. Shpesh herë moderatorja është akuzuar nga ndjekësit se ka bërë ndërhyrje estetike si “botox” apo “ fillers”, madje i kanë publikuar edhe disa foto të vjetra të saj për krahasim.

Krahas videos, janë vënë re disa komente të tilla dhe moderatorja nuk ka nguruar për t’i kthyer përgjigje, duke pretenduar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë.

“S’kam bërë botox thotë budallaçka. Ti jo vetëm që ke bërë botox por edhe hilauronic e ke mbushur fytyrën gjithandej”- ka komentuar një ndjekëse.

Ndërsa Bora iu përgjigj: Në fakt jo e dashur nuk kam bërë dhe nuk do e kisha problem ta thoja pasi nuk jam kundër. Nuk të bën budallackë botox-i. Ditë të mbarë!

You may also like