S’ka sanksionime për deputetët “përtacë”, opozita kërkon sanksione në paga

by admin
Spread the love

Deputetët e Kuvendit të Kosovës
vazhdojnë të mungojnë në seanca parlamentare, pasi nuk ka penalizime për
mungesat e tyre.

Ndonëse ka një rregullore që i
sanksionon deputetët “përtacë”, ku me mungesë prej 6 seancash, i
hiqet mandati i deputetit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Se sanksionime ndaj deputetëve që
mungojnë, po e kërkojnw dy partitë opozitare, PDK dhe AAK.

Deputetja e PDK-së, Ariana
Musliu-Shoshi, e sheh të pakuptimtë mungesën e deputetëve, teksa shton se një
deputet duhet ta marrë përgjegjësinë për mungesën e tij.

“Është shumë e pakuptimtë dhe
shumë papërgjegjësi që një deputet të mos vijë në seancë ose nëse nuk merr
pjesë në mbledhjet e Komisionit. Nëse ti ke kandiduar që të bëhesh deputet, të
jesh përfaqësues i qytetarëve, të jesh zëri i tyre dhe t’i përfaqësosh
interesat e tyre, t’i patjetër duhet të jesh shumë aktiv dhe duhet të jesh
pjesëmarrës në të gjitha seancat, përveç kur ke ndonjë arsye familjare ose shëndetësore
që nuk ta lejon të vish, përndryshe do të ishte punë primare për një deputet.
Personalisht nuk ka asnjë mbledhje e komisionit dhe asnjë seancë që unë kam
munguar, dhe në ato që unë mungoj ka një arsye familjare ose
shëndetësore”, ka thënë ajo.

“Mbi të gjitha, patjetër që do të
duhej të sanksionohet, sepse nuk është e ndershme që të thirret seanca dhe të
mos ketë deputetë që të mbahet seanca ose që mos të ketë kuorumi në komisione
parlamentare. E di që është në proces rregullorja e Kuvendit, dhe e di që aty
janë duke u paraparë sanksione për deputetët që nuk po marrin pjesë në
komisione parlamentare”, ka thënë ajo.

Njëjtë mendon edhe kolegu i saj nga
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Ai për Ekonomia Online thotë se
mungesa e deputetit duhet të sanksionohet në pagë. Për këtë, ai ka ftuar pozitë
e opozitë që të jenë të pranishëm nëpër seanca e komisionet parlamentare.

“Gjithsesi, çdo deputet që nuk
është aktiv dhe nuk merr pjesë në seanca, sepse është votuar për të dhënë
kontributin dhe për ta shprehë zërin e qytetarëve, në mungesë të tij duhet të
dënohet në pagë por duhet të kemi edhe një rregullore të Kuvendit, ndonëse
është një e tillë që nëse nuk merr pjesë në gjashtë seanca, ai deputet
shkarkohet, mendoj që duhet të jemi më rigoroz në këtë drejtim. AAK i bën ftesë
pozitës dhe opozitës që të jenë shumë më aktiv dhe të qëndrojnë në seanca sepse
të gjitha seancat zhvillohen për të mirën e qytetarëve dhe për miratimin e
ligjeve që është domosdoshmëri e kohës për ta rregulluar një segment të
caktuar”,

Për një muaj, aktualisht, një deputet i Kuvendit pagën bazë e ka 1 488 euro. Përpos kësaj, nëse për një muaj mbajnë dy seanca, marrin 240 euro mëditje, ndërsa nëse mbajnë dy mbledhje komisioni marrin edhe nga 160 euro.

You may also like