“S’ka protestë të shtunën”, Enkelejd Alibeaj thirrje Berishës: Lëri demokratët të fokusohen në betejën për të rrëzuar Ramën, shko në shtëpi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për protestën e 8 Janarit, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku Alibeaj shkruan se ditën e shtunë nuk do të ketë asnjë protestë, duke shtuar se do të dështojë çdo përpjekje për të marrë peng PD për interesin e një njeriu të vetëm.

Ai i bën thirrje Berishës që të “shkojë në shtëpi” dhe të lerë demokratët të fokusohen në betejën për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Reagimi:

Nuk ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën. Janë kli*thma të zbehta të një agonie politike, në të cilën duan të tërheqin edhe demokratët.

Sali Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike. Prej gati 4 muajsh është bërë çdo gjë që të zhvendoset objektivi i PD nga përballja me regjimin e Edi Ramës në një l**uftë të brendshme kundër Lulzim Bashës, për dobësimin e PD dhe të demokratëve.

Pseudoprotesta do të dështojë, si çdo përpjeje tjetër e deritanishme për të marrë peng PD-në për interesin e një njeriu të vetëm! Është koha që Berisha të shkojë në shtëpi! Të lërë demokratët të fokusohen në të vetmen betejë të vërtetë, atë me regjimin e ko*rruptuar të Edi Ramës për t’i dhënë vendit sa më parë një qeverisje të mirë dhe të drejtë!”, shkruan Alibeaj.

You may also like