S’ka marrëveshje, por po negociata – Reali dhe Bayerni fërkojnë duart për Rudiger

by admin
Spread the love

Në mesin e shumë lojtarëve që do të jenë të lirë në vitin 2022, do të jetë edhe Antonio Rüdiger.

Sido që të jetë, sipas Fabrizio Romanos, Chelsea është duke punuar shumë që kjo të mos ndodhë dhe janë duke negociuar me agjentin e mbrojtësit gjerman.

Marrëveshja ende nuk është arritur sa i përket pagës, pasi Rudiger ndjen se ka ardhur koha që të fitojë më shumë se sa fiton aktualisht, pagë që janë të gatshme t’ia japin Real Madridi dhe Bayern Munichu.

Në rast se Rudiger nuk rinovon me Chelsean, atëherë ai mund të përfundojë në “Antiago Bernabeu”, ose “Allianz Arena”..

Sido që të jetë, Romano shkruan se lojtari është i lumtur në Chelsea dhe me Thomas Tuchel dhe shpreson që t’i plotësohen kërkesat e rinovimit të kontratës, për të qëndruar edhe për shumë vite në “Stmaford Bridge”.

Rudiger po luan sezonin e pestë me Chelsean në Angli.

Deri më tani ai ka bërë 158 paraqitje dhe ka shënuar 8 gola.

Lexo lajme interesante

You may also like