“S’ka kapacitet kjo qura këtu” – vazhdojnë replikat e ashpra mes Shotës dhe Anës (VIDEO)

by admin
Spread the love

Në natën e sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova ka vazhduar debati mes Shotës dhe Anës.

Dyshja, kanë shprehur pakënaqësitë karshi karakterit të njëra-tjetrës, ndërsa Shota e ka “akuzuar” Anën se “nuk i jep asgjë shtëpisë, pos këndimit”.

Por, Ana ka thënë se vetëm preferon të mos flasë atëherë kur ajo e konsideron si të duhur për të mos u kyçur në debat.

Gjithashtu, gjatë bashkëbisedimit goxha të tensionuar, Shota ka thënë se – “Kjo qura (Ana) nuk ka kapacitet për me thënë kurrgjë”.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as kunjat nga Ana, e cila ka thënë se konkurrentja tjetër ashtu siç e ka emrin “Shotë”, duhet “t’i montohet tek krahu” për të vazhduar drama e debatit mes tyre.

 

You may also like