“S’jam Brad Pitt, por femrat vinin vetë, edhe disa brenda natës”, vazhdon të çuditë francezi

by admin
Spread the love

Në Angli vijon gjyqi ndaj Benjamin Mendy, ish-futbollist i Manchester City-t, ndaj të cilit rëndon akuza e rëndë e përdhunimit. 

E pyetur nga avokatja e tij, Eleanor Laws KC, 28-vjeçari i tha gjykatës Chester Crown se ishte “sinqerisht, shumë e lehtë” që të takonte femra të ndryshme dhe të bënte seks me disa prej tyre brenda natës ishte “normale”.

Mendy mohon shtatë akuza për përdhunim, një akuzë për tentativë përdhunimi dhe një akuzë për sulm seksual ndaj gjashtë grave të reja. Ai pohoi se vëmendja për femrat u bë “10 herë më shumë” kur filloi të luante për City-n. Ai theksoi se filloi të merrte mesazhe nga femra të ndryshme në Instagram: “E di që nuk jam Brad Pitt dhe e di që gratë nuk erdhën tek unë për atë që dukem, por për faktin se isha futbollist i City-t”.

Francezi ngulmoi se ishte “i drejtpërdrejtë” me femrat, duke shtuar: “Për mua, nëse ata donin të bënin seks dhe unë doja, gjithçka ishte në rregull. Unë do të vazhdoja festën time”.

Mendy u tha gjykatësve se shpesh flinte me gra të ndryshme në të njëjtën natë. “Për mua ishte normale, vetëm tani e kuptoj që tingëllon keq”.


Top Channel

You may also like