Situatë shqetësuese te klubi i Premier Ligës, trajneri sëmuret në stërvitje dhe anulon konferencën për shtyp

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një situatë shqetësuese ka ndodhur te Kristal Palas, me trajneri Roj Hodson që nuk është ndjerë në gjendje të mirë shëndetësore pas stërvitjes me skuadrën.

Kjo gjë ka shtyrë menjëherë klubin që të anulonte konferencën për shtyp të teknikut 75-vjeçar përpara duelit me Evertonin.

E ardhmja e teknikut veteran anglez është në fije të perit, me Kristal Palasin që vazhdon të marrë rezultate të dobëta ndeshje pas ndeshjeje, por duket se tashmë dhe gjendja e tij shëndetësore mund ta shtyjnë Hodsonin që të tërhiqet vetë nga bankina e klubit londinez, edhe pse sipas raportimeve nuk mësohet të ketë diçka serioze.

PANORAMASPORT.AL

You may also like