Situatë e vështirë në Strazhë nga reshjet e borës – Shqip

by admin
Spread the love

Gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar moti i keq me reshje shiu, ndërsa në zonat malore janë rikthyer edhe reshjet e borës. Situatë më e vështirë paraqitet në Strazhë, në magjistralen Gostivar-Këçovë. Për momentin rruga është e kalueshme vetëm për automjetet e vogla, ndërsa për kamionët është vendosur ndalim qarkullimi i tyre prej orës 16:05.

Njoftimi i Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë:

Nga ora 16:05 në rrugën Gostivar-Strazhë-Mavrovë për shkak të reshjeve të dendura të borës është vendosur ndalimi i lëvizjes së automjeteve të rënda .
Nga ora 14:15 ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në Qafën e Gjavatos, magjistralja Manastir – Resnjë.
Nga ora 14:10 ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Kriva Pallankë – Deve Bair.

You may also like