Situatë e vështirë në Australi, zjarre masive dhe thatësira të vazhdueshme

by admin
Spread the love

Dhjetëra zjarre kanë përfshirë bregun lindor të Australisë, ndërsa rritjet e temperaturave po e përkeqësojnë akoma më shumë situatën.

Zjarrëfikësit kanë rrethuar zonën dhe po përpiqen të vënë situatën nën kontroll, pasi përhapja e flakëve rrezikonte shtëpitë.

Deri më tani 33 zjarre janë aktive, 10 prej të cilave nuk janë marrë ende nën kontroll për shkak të erës së fortë.

Banorëve në zonat e prekura në Uellsin e Ri Jugor, shteti më i populluar i Australisë, u është kërkuar të evakuohen dhe ka raportime për dëme në disa prona.

Temperaturat në disa pjesë të shtetit gjithashtu arritën deri në 40 gradë celsius, për herë të parë që nga janari i vitit 2021.

Pas dy vitesh shirash dhe përmbytjesh, Australia është përballur me një rikthim të temperaturave të larta, që nga “Vera e Zezë” 2019/2020.

Një zjarr 250 km në veri-perëndim të Sidneit shkaktoi paralajmërimin e parë emergjent të zjarrit në rajon në dy vjet më parë. Gjatë situatës kaotike zjarrfikësit raportuan se luftuan me flakë të larta 10-15 metra.

Autoritetet përgjegjëse kanë paralajmëruar se situate mund të përkeqësohet për shkak të thatësirës dhe temperaturave të larta.

Të paktën 33 njerëz dhe rreth 3 miliardë kafshë e zogj humbën jetën në zjarret e verës së vitit 2019-2020, një nga fatkeqësitë natyrore më katastrofike të Australisë.


Top Channel

You may also like