Sarri është detyruar të ndërpresë stërvitjen e ditës së sotme me Lazion për shkak të disa thirrjeve të tifozëve që nuk i kanë pëlqyer aspak. Një grumbull tifozësh ishin mbledhur pranë qendrës stërvitore, ndërsa kanë bërë thirrje kundër mbrojtësit Acerbi.
“Acerbi është i lutur që t’i drejtohet daljes”, thuhej vazhdimisht nga tifozët duke i kërkuar Acerbit largimin nga Lazio. Megjithatë kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak teknikut të Lazios që i ka kërkuar fillimisht tifozëve të pushojnë.
Pas dy thirrjeve të Sarrit që nuk janë respektuar nga tifozët, tekniku i Lazios është detyruar të ndalë stërvitjen. Sarri u kërkoi sërish të heshtnin ndërsa iu shpjegoi se janë duke punuar dhe pas disa minutash ndërprerje, Lazio nisi sërish stërvitjen. /oversport.tv