Situatë e befasishme për Bujar Qamilin, tregon momentin e vështirë: Nuk më njohën!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bujar Qamili është përballur me një të papritur këtë mëngjes. Këngëtari i mirënjohur shkodran dha një intervistë për emisionin “Aldo Morning Show” në TV Klan, ku dhe tregoi se çfarë i ndodhi para se të shkonte atje. Ai tha se po ecte me shpejtësi për të kapur në kohë orarin kur u ndalua nga policia.

Ai tha se u justifikua me faktin se po ecte pak shpejt për të kapur emisionin por pavarësisht kësaj, policët e rinj ia kishin marrë patentën dhe letrat e qarkullimit. “Shumë herë më falin, por kësaj radhe më duket, ata dy djemtë e rinj mbase s’më kanë njohur.”, u shpreh mes të tjerash këngëtari i njohur.

“Për të ardhur shpejt te emisioni juaj, kalova pak shpejtësinë dhe më doli policia rrugore, dy djem të rinj me një makinë. Më thanë letrat i thash po shkoj te Aldo. Nuk e njohim më thanë. I thash jam në emision te Klani, prandaj eca dhe shumë shpejtë. Jo më thanë patentën dhe letrat e qarkullimit.

Ia dhashë të dyja. Dhe më thanë hajde merri te policia meqë nuk do të presësh. Po shumë mirë, në përgjithësi më falin, shumë herë. Shumë herë më falin, por kësaj radhe më duket, ata dy djemtë e rinj mbase s’më kanë njohur”, u shpreh Bujar Qamili.

You may also like