Situata në veri të Kosovës/ Nis sot largimi i barrikadave në Jarinjë dhe Bërnjak

by admin
Spread the love

Ka nisur ditën e sotme  zhbllokimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Bëhet me dije se marrëveshja e firmosur në Bruksel mes palëve hyjnë ditën e sotme në zbatim, teksa që në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në afërsi të këtyre dy pikave kufitare janë parë pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Shtetasit serbt bashkë me disa kamionë, të cilët kanë bllokuar rrugën prej disa ditësh, kanë ndezur automjetet dhe pritet të largohen nga kufiri.

Kujtojmë se këto dy pika kufitare janë bllokuar nga serbët lokalë prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.

Sipas vendimit, makinat me targa të Serbisë, duhet të heqin këto targa në hyrje të Kosovës, dhe të marrin targa të përkohshme gjatë lëvizjes në Kosovë.

Nga ana tjetër këtë masë, Serbia e zbaton për makinat me regjistrim të Republikës së Kosovës prej disa vitesh./Opinion.al

You may also like