Situata në PD, anëtari i Këshillit Kombëtar tregon çfarë pritet nesër

by admin
Spread the love

“Foltorja dështoi, por e dëmtoi shumë PD-në”, kështu deklaroi sot anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Redi VarakuVaraku u shpreh se objektivi i Berishës është largimi i Bashës nga drejtimi i PD, por theksoi se ka dështuar në këtë drejtim. Një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, Varaku tha se pret të njëjtën retorikë dhe të njëjtën përpjekje për ta bërë sa më spektakolare lëvizjen e tij. Megjithatë, përkundër përpjekjeve të Berishës, Varaku theksoi se Basha do të vijojë të ketë kryetar i PD-së më 9 janar.

“Aksioni i Beishës ka një objektiv, të largojë Bashën nga drejtimi i PD. Përzgjodhi strategjinë e tij politike që kulmoi në Kuvendin e 11 dhjetorit e më pa pati referendum. Berisha e pa veten jashtë PD, jashtë influencës që kishte patur në PD dhe për të shpaguar këtë, bëri këtë lëvizje. Pjesë e strategjisë së tij politike. Basha zgjodhi strategjinë e tij për tju përgjigjur. Foltores ai i vuri përballë numrin tre të SHBA për Rajonin Gabriel Escobar që hodhi poshtë pretendimet e Berishës. Foltorja mori përgjigje nga Escobar. Kuvendit të 11 dhjetorit, Basha i dha përgjigje me Kuvendin e 18 dhjetorit. Basha e ka të konsoliduar grupin e deputetëve, Këshillin Kombëtar, kryetarët e degëve në rrethe. Berisha, politikisht ka dështuar ta rrëzojë Bashën. Nesër është një protestë, taktikë në vazhdën e strategjisë për të deligjitemuar Bashën. Nesër pres një retorikë si sot, përpjekje për ta bërë sa më spektakolare gjënë dhe për t’i thënë opinionit publik se ky është i shkarkuar, pro Basha me datë 9 do vijojë të jetë aty”, tha ai.

Se çfarë do të ndodhë me fatin e PD, me demokratët të ndarë tashmë në mbështetës të Bashës dhe Berishës, Varaku u shpreh se dy janë opsionet, që lëvizja e Berishës të shndërrohet në parti politike ose të vijojë aksionin paralel me PD.

“Mund të ndodhë që kjo lëvizje të shndërrohet në parti politike, të vijojë aksionin paralel me institucionet e PD apo edhe opsione të tjera. Do të ishte shumë e dëmshme për PD nëse do krijohej parti tjetër”, shtoi ai.

Lexo lajme interesante

You may also like