Situata në Grupin E/ Skenarët që kualifikojnë Gjermaninë, edhe Spanja rrezikon!

by admin
Spread the love

Gjermania barazoi me Spanjën, dhe falë humbjes së Japonisë me Kosta Riken shpreson te kualifikimi. “Panzerat” synojnë fitoren ndaj Kosta Rikës, ndërsa në anën tjetër nuk do të bënin asnjë llogari nëse Spanja fiton ndaj Japonisë.

Historiku është në favor të katër herë kampionëve të botës, të cilët kanë arritur që të marrin 6 fitore në tetë ndeshjet e fundit ndaj ekipeve që vijnë nga Amerika Qëndrore dhe e Veriut, ndërsa Kosta Rika në anën tjetër ka arritur që të fitojë vetëm 1 nga 11 ndeshjet e fundit me ekipet europiane. Gjermanët shpresojnë të mos ndodhë eliminimi që në fazën e grupeve siç ndodhi në Rusi katër vite më parë, por janë të vetëdijshëm se duhet të bëjnë më të mirën.

Në ndeshjen tjetër, Spanjës do i mjaftonte një pikë për të siguruar matematikisht kalimin më tej, por një fitore do i jepte vendin e parë në grupin E. Spanjollët fituan 7-0 me Kosta Rikën dhe barazuan me Gjermaninë 1-1. Natyrisht ata janë favorit për të triumfuar dhe ndaj Japonisë që gjithashtu do të luajë shanset e saj për të kaluar më tej. I vetmi skenar që Spanjën e lë jashtë do të ishte triumfi i Japonisë dhe suksesi i Kosta Rikës.

Barazimi pa gola mund të mos mjaftojë për Japoninë, nëse Gjermania fiton me më shumë se dy gola atëherë panzerat do të kalonin më tej. Në planin e parë duket një garë e fortë mes Gjermanisë, Japonisë dhe Kosta Rikës për të kaluar më tej, ndërsa Spanja është e vetmja kombëtare në këtë grup që e ka plotësisht në dorën e saj fatin për kualifikim./ Super Sport


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like