Situata me plehrat, Rama i ashpër me kryebashkiakët, jep ultimatumin: Kjo gjë të mos përsëritet më

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër gjatë takimit më krerët e bashkive, teksa kryefjalë ishte pastrimi i territorit.

Ai tha se shqiptarët nuk janë dalluar ndonjëherë si pisanjosë, duke akuzuar bashkitë se nuk po bëjnë punën e tyre siç duhet.

Rama kërkoi nga Prefektët që të mos kalojnë vendimet e Këshillave Bashkiakë dhe buxhetet në rast se në to nuk janë parashikuar fonde të mjaftueshme për pastrimin.

“Panorama është e njohur për të gjithë. Bashkia Himarë është shembulli tipik që fle gjumë përballë plehrave. Situata me pirgjet me plehra të mos përsëritet më” – tha Rama.

You may also like