Situata e tensionuar politike në vend, zbulohet çfarë pritet të diskutohet nesër në mbledhjen që ka thirrur në selinë e PS-së kryeministri Rama

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot drejtuesit politik në qarqe të PS-së, ku është diskutuar për analizën e këtyre muajve të fundit, sa i përket zgjedhjeve të fundit parlamentare, por edhe përgatitjes së PS për sfidën e ardhshme, atë të zgjedhjeve lokale të 2023.

Pikërisht në këtë mbledhje u morën dy vendimet e rëndësishme për organizimin e  PS për 15 janarin, ku do të zhvillohet 30-vjetori i FRESH dhe mbledhjen nesër të Kryesisë së PS.

Në mbledhjen e nesërme të Kryesisë së PS, pritet të zhvillohet një analizë e ngjarjeve të fundit në vend, kryesisht atyre të së shtunës, ku u zhvillua protesta e dhunshme te selia e PD, e thirrur nga Sali Berisha. Mbledhja e Kryesisë së PS do të nisë në orën 09:00 dhe temë diskutimi do të jetë edhe organizimi i PS, si dhe sfidat politike të kësaj force politike.

You may also like