Situata e tensionuar në PD, Dash Shehi i dërgon mesazhin e rëndësishëm Bashës dhe Berishës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Situata e tanishme në PD dhe çështja që ka të bëjë me faktin nëse në protestën e nesërme do të futet ose jo Grupi i Rithemelimit të PD në selinë e kësaj partie, për njërin nga ish-aleatët e PD dhe kryetarin e LZHK, Dashamir Shehi, është e paperceptueshme.

Shehi u shpreh sot në një intervistë se e gjitha kjo luftë politike, nuk ka asnjë vlerë, dhe se sipas tij, partinë nuk e bëjnë zyrat e simbolet, porse votuesit dhe shumica.

“Nuk ka vlerë gjithë kjo zhurmë, këtu po bëhet luftë për simbole, për objektin, për selinë. Çfarë do të mposhtin këtu. Në daç ata që duan të hyjnë, në daç atë që duan të rrinë, nuk ka vlerë, prapë do shkojnë nëpër gjykata, partinë nuk e bëjnë zyrat, e bëjnë votuesit, po zihen për zyre.

Nuk e di do e shohim por nëqoftëse do vënë hekura kjo s’ka vlerë më politike, se kjo nuk është Kalaja e Krujës. unë vetë do e kisha lënë hapur dhe të vinte të hynte kush të dojë. Këtu po bëhet lufte për simbolet, puna është kush e kontrollon territorin.”, tha ai.

Për Shehin, lufta do të ishte bërë për të krijuar një opozitë të fortë për të mposhtur Ramën, e jo luftë mes vete në një parti.

“Zgjidhja normale klasike është që të ndahen në mes vete, Berisha është e vërtetë që ka njerëzit, ka mbështetës, por Berisha nuk është e ardhmja, as Basha nuk është e ardhmja, nuk ka logjikë më, koha e tregoj,

Këta njerëz nëse e duan PD, opozitën, Shqipërinë, të bënin një punë fare të mirë, të largoheshin, ti hapnin rrugë njerëzve të vet që u rrinë nga prapa, të dalin drejtues të rinj. Zgjidhja e mirë nuk është të certifikohen Basha e Berisha, por sesa vlejnë për mua rruga duhet të ndahen nga ky labirinth, porse duhet të vlejmë si opozitë për ta larguar Ramën, jo mes vete luftë të bëjnë në raport me njëri-tjetrin,”, u shpreh ai.

You may also like